Rritja e ndërgjegjësimit për flukset e paligjshme financiare përmes arsimit financohet nga programi Erasmus+
Flukset e paligjshme financiare (IFF) nuk janë fenomen i ri. Ndikimi i tyre është rritur shumë me rritjen e tregjeve financiare dhe globalizimin e tyre, duke prekur kështu jo vetëm vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara. Gjithashtu, rëndësia e tyre ekonomike dhe politike është rritur ndjeshëm.
Rritja e Ndërgjegjësimit për Flukset e Paligjshme Financiare Përmes Arsimit. RAIFFE është akronim, “Raising Awareness of Illicit Financial Flows through Education”
Qëllimi kryesor i projektit RAIFFE është të shërbejë si një mjet për informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin për flukset e paligjshme financiare për një grup të gjerë individësh, duke përfshirë studentë universitarë, personel akademik dhe aktorë të tjerë.
Flukset e paligjshme financiare (IFF) nuk janë fenomen i ri. Ndikimi i tyre është rritur shumë me rritjen e tregjeve financiare dhe globalizimin e tyre, duke prekur kështu jo vetëm vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara.
Rëndësia e tyre ekonomike dhe politike është rritur ndjeshëm. Meqenëse rregullat normative mund të mos zbatohen në shumë vende, bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet qeverive bëhet edhe më i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë vendimmarrja bëhet më e vështir
Përputhshmëria e standardeve ndërmjet vendeve të ndryshme, krahas masave të tjera si marrëveshjet dhe bashkëpunimi dypalësh, është një mekanizëm, i cili duhet të merret parasysh për të siguruar një nivel më të madh të koordinimit ndërmjet aktorëve të institucioneve të ndryshme. Në këtë kuadër del si domosdoshmëri përfshirja e universiteteve, si aktorë kyç në informimin dhe përgatitjen me njohuritë bazë të grupeve të interesit.
Të shërbejë si një mjet për informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin për flukset e paligjshme financiare për një grup të gjerë individësh, duke përfshirë studentë universitarë, personel akademik dhe aktorë të tjerë
Gjithëpërfshirës, studentë, personel akademik dhe aktorë të tjerë.

