RAIFFE

Rritja e Ndërgjegjësimit për Flukset e Paligjshme Financiare përmes Arsimit  (Raising Awareness of Illicit Financial Flows through Education) RAIFFE 

Flukset e paligjshme financiare (IFF) nuk janë fenomen i ri. Ndikimi i tyre është rritur shumë me rritjen e tregjeve financiare dhe globalizimin e tyre, duke prekur kështu jo vetëm vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara. Gjithashtu, rëndësia e tyre ekonomike dhe politike është rritur ndjeshëm. Meqenëse rregullat normative mund të mos zbatohen në shumë vende, bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet qeverive bëhet edhe më i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë vendimmarrja bëhet më e vështirë. Përputhshmëria e standardeve ndërmjet vendeve të ndryshme, krahas masave të tjera si marrëveshjet dhe bashkëpunimi dypalësh, është një mekanizëm, i cili duhet të merret parasysh për të siguruar një nivel më të madh të koordinimit ndërmjet aktorëve të institucioneve të ndryshme. Në këtë kuadër del si domosdoshmëri përfshirja e universiteteve, si aktorë kyç në informimin dhe përgatitjen me njohuritë bazë të grupeve të interesit.    

Qëllimi kryesor i projektit RAIFFE është të shërbejë si një mjet për informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin për flukset e paligjshme financiare për një grup të gjerë individësh, duke përfshirë studentë universitarë, personel akademik dhe aktorë të tjerë. 

Rritja e Ndërgjegjësimit për Flukset e Paligjshme Financiare Përmes Arsimit Acronyms: RAIFFE

Prof. Dr. Artan HOXHA Koordinator Rektor i Universitetit të Tiranës