Leksione të Hapura 2024

Universiteti i Tiranës ka zhvilluar 4 Leksione të Hapura në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë në kuadër të projektit: “Rritja e Ndërgjegjësimit mbi Flukset e Paligjshme Financiare përmes Arsimit”, i cili realizohet në kuadër të Programeve Jean Monnet (ERASMUS Jean Monnet LS Type I and II) me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Universiteti i Tiranës ka mbajtur dy Leksione të Hapura në Fakultetin e Ekonomisë me temat “Ekonomia Kriminale dhe Financat: Rasti i P2 në Itali” dhe “Ngritja e Ndërgjegjësimit për Flukset e Paligjshme Financiare përmes Arsimit” përkatësisht. Leksionet e Hapura u zhvilluan më 22.04.2024 dhe 14.10.2024 ku lektorë ishin Prof. Asoc. Bernard Dosti, Prof. Asoc. Ervin Karamuço, si dhe lektor i ftuar online Prof. Asoc. Stefano Lucarelli nga Studimet e Universitetit të Bergamos për leksionin e parë të hapur. Në këtë aktivitet morën pjesë përkatësisht 28 studentë dhe 24 studentë.

 

Gjatë Leksioneve të Hapura të mbajtura në Fakultetin e Ekonomisë, lektorët e ftuar i kushtuan vëmendje të veçantë krimit ekonomik dhe financiar, i cili duket se është bërë një fenomen në vendet e botës. Lektorët u përqendruan në mënyrat se si zhvillohet krimi financiar, si mund të kontrollohet dhe parandalohet, veçanërisht në kushtet aktuale. Shpjegimi i rastit studimor të Italisë në këtë fushë ishte i një rëndësie të veçantë.

 

Universiteti i Tiranës ka mbajtur dy Leksione të Hapura në Fakultetin e Drejtësisë me temat “Ekonomia dhe Financat Kriminale: Rasti i P2 në Itali” dhe “Rritja e Ndërgjegjësimit për Flukset Financiare të Paligjshme përmes Arsimit”. Leksioni i Hapur u zhvillua përkatësisht më 24.05.2024 dhe më 15.10.2025, ku lektorë ishin Dr. Ramandeep Chhina dhe Dr. Ardita Lafe. Në këto aktivitete morën pjesë përkatësisht 32 studentë dhe 20 studentë.

Gjatë këtyre leksioneve, Lektorët u përqendruan në shpjegimet e tyre mbi mënyrat se si arsimi mund të ndikojë në nivelet e përhapjes dhe zhvillimit të flukseve financiare të paligjshme, kryesisht përmes kanalit të ndërgjegjësimit.

Studentët e të dy fakulteteve i kanë gjetur këto Leksione të Hapura me shumë interes, jo vetëm për rëndësinë e të kuptuarit të flukseve të paligjshme financiare dhe lidhjen e tyre me variabla të tjerë, por sidomos për aktualitetin në rajon dhe në botë. Leksionet u mbyllën me diskutime të shumta ndërmjet Lektorëve dhe studentëve të  Universitetit të Tiranës.

 

 

Artikujt e fundit